RRETH SHEFIT

 

Rreth

Shefit

Gëzim Musliaka ka lindur më 1962 ne Tiranë.
Edukimi i mesëm dhe universitar ishin politeknik. Diplomohet Inxhinier Mekanik Teknolog në 1987. Krahas ushtrimit të profesionit ushtron pasionin e femijërisë, pikturën. Marrëdhënia e drejtpërdrejtë me modelin, përsosja e teknikës dhe kërkimi i fenomenit në frymën realiste do të kulmonin në dy ekspozita vetjake: 2005 në Qendrën Ndërkombetare të Kulturës dhe në 2007 në Galerinë Kombetarë të Arteve.
Lexues i kujdesshëm, piktor realist, kureshtar, muzikë dhe sport dashes, tipare këto të një udhëtues –eksploruesi në vendet më të bukura të Shqipërisë ,mandej në vendet fqinje, Europë, Azi e më tej. Interesit ndaj bukurive të natyrës, arkitekturës, muzikës, arteve pamore do t’i bashkangjitet natyrshëm kulinaria. Në fakt është konstitucioni gjenetik që e thërret, prirja natyrore gastronomike. Në reflektimet rreth gjuhës dhe komunikimit artistik dallon një tipar shumë të rëndësishëm, një ambient i ngrohtë që afron ushqim në një atmosferë që rrezaton kulturë, të bën të njohësh dimensione të reja të shpirtit.
Në 2006 ndodh një ndryshim shumë i rëndësishëm i jetës së Gëzimit, idesë së tij rreth pushtetit dhe kulturës së shërbimit i erdhi koha e trupëzimit. Braktis zyrën, punën, qytetin me ritualet që përsëriten dhe vendoset në fshat vetëm 14 km nga Tirana, në zonën kodrinore më panoramike, në luginën e lumit Erzen, me tokë pjellore, dhe traditë të gjerë në kultivimin bujqësor e blegtoral.
Edukimin gastronomik ja detyron Gualtiero Marchesit, në Colorno tek ALMA, Academia në Milano, dhe kolanës së librave të mrekullueshëm Gastro-artistiko –narrative. Njohja me filozofinë dhe praktikën e shumë figurave të spikatura botërore bën që Gëzimi të shpreh lirshëm idetë e veta dhe të krijoj një stil individual të mbështetur në produktet rajonale dhe sezonale, të zgjedh teknikat e duhura dhe të mbeshtetet fort në trashëgiminë gastronomike familjare, të zonës dhe të Shqipërisë.
2012 fillon te funksionojë “Gourmet Restaurant Marchesi” titullohet kështu në nderim të figurës së mjeshtrit të madh italian dhe botëror. Restoranti u bë vendi i dashur i elitës shqiptare ,njerëzve të artit, muzikës, biznesit, trupës diplomatike dhe politikës.
Chef Gëzimi komunikon me klientët dhe është i pranishëm në hapsirat televizive në kanalet shqiptare .
2014 -2015 Gëzimi bëhet pjesë e formatit televiziv shumë të ndjekur dhe të dashur “Masterchef Albania” në Top Channnel si pjesë e jurisë për dy edicione .
2015 Në Ministrinë e Bujqesise me pjesëmarrjen e Presidentit të fondacionit Slow food për biodiversitetin z.Piero Sardo, eshte ne grupin themelues te aleances se chefave te Slow Food Albania nje zhvillim shume i rendesishem dhe vazhdon te jete aktiv duke promovuar dijet,produktet dhe recetatat qe rrezikojne te zhduken.
2016 Terra Madre Balcans, aktivitet i organizuar nga Slow food internacional ku Chef Gëzimi demostroi një recetë tradicionale, në historinë dhe trasformimin e saj.
21.06.2015 i ftuar nderi nga Ambasada Franceze në Tiranë për celebrimin e ditës së kuzhinës Franceze në botë, edicioni i pare në hotel Sheraton- Tirana.
21 Mars 2016 Gourmet Restaurant Marchesi përzgjidhet nga ambasada franceze në Tirane për celebrimin e ditës së kuzhinës franceze në botë (edicioni i dyte) duke mirëpritur chef Parochre Stephan nga Franca.
21 mars 2017 I ftuar nderi në “dita e kuzhinës Franceze në botë (edicioni i tretë ) në hotel Rogner.
2017 Chef Gezimi përfaqson Aleancën e chefave të slow food Albania në takimin ndërkombëtar të Delice në Lozanë, Zvicer.
2017 chef Gëzimi mirëpret në restorantin e tij ekipin e shefave të aleancës së Slow-Food Maqedonia dhe shume misionarë dhe përfaqësues të pranishëm në Shqipëri në programe zhvillimi rural.
22.11.2017 I ftuar nderi në celebrimin e javës së kuzhinës Italiane në botë , organizuar nga Ambasada e Italisë në Tiranë.
2016-2017 chef Gëzimi prezanton në TV (TopCannel) recetat tradicionale të dy produkteve shumë të rëndësishëm në zhdukje dhe ja propozon zyrtarisht Aleancës së chefave të slow food për vendosjen në Arkën e Shijes dhe të presidit për Pekmezin dhe Nardenin.
2015-2017 Gourmet Restaurant Marchesi bëhet vendi më sinjifikativ i kuzhinës së mirë Shqiptare për vizitorët e huaj nga Gjermania, Austria, Amerika, Kanadaja, Norvegjia, Finlanda, Italia etj. Agjensitë më serioze turistike kanë përfshirë në guidën e udhëtimeve nëpër Shqipëri, Gourmet Restaurant “Marchesi” si oaz natyror i ushqimit dhe verërave të mira .
19 – 22 Shtator 2018  përfaqësues I Shqipërisë në Terra Madre, Salone del Gusto 2018 në Torino, Itali.
I deleguar nderi me grupin e prodhuesve dhe të shefave të Aleancës së Shefave të Slow Food Albania. Prezantimi me sukses i gatimeve tradicionale shqiptare si pjesë e gastronomisë botërore. Terra Madre, Salone del Gusto është një ekspozitë internacionale gastronomike që sjell sëbashku njerëzit e botës së ushqimit mbarë botërore.
22 nëntor 2018 I ftuar nderi nga ambasada shqiptare në Bratislave, Sllovaki.
Prezantim i kuzhines tradicionale shqiptare përpara trupës së diplomatëve të huaj të akredituar në Sllovaki. Në bashkëpunim me shkollën e formimit kulinar të Bratislavës. Të ftuar nderi – diplomat, gazetarë, përfaqsues të Tv kombëtar, pedagog dhe student.
Një pjesë e identitetit tonë kulturor që na bën të ndihemi krenare.
Janar 2019 – pjesë e jurisë në formatin më të ri televiziv  nga radio televizioni publik shqiptar – “Gjyshet milionere”.