Our
Dishes
Koha në të cilën jetojmë ka modernizuar edhe artin e kulinarisë. Megjithëse fillesat e çdo pjate i kanë rrënjët tek tradita familiare, për krijimin e pjatave të reja përcillen nevojat e kohës në të cilën jetojmë. E kështu shumë nga pjatat tona sot janë shumë të shëndetshme.
Aplikimi i teknikave moderne si pasojë e përdorimit të aparateve dhe paisjeve kanë sjellë krijimin e pjatave të reja, shijeve të mira dhe te ekuilibruara.
Zgjedhja e produktit ne apogjeun e shijes, gatimi me teknikën e duhur, përpunimi sipërfaqesor duke ruajtur shijen bazë natyrore trupëzuar me shoqëruese të lehta të përpunuara ose jo, por të studiuara në efektet përfundimtare, kjo është pjata e duhur.
Kriteri bazë i Menu-së është sezonaliteti. Produktet të zgjedhura me kujdes të zonës dhe të sezonit, gatuar me teknikën e duhur për të përftuar shijen më të mirë dhe për të ruajtur vlerat ushqimore.
Pjatat e para janë pasta (me krem sezonal: në pranverë pesto, në verë dhe vjeshtë salca e domateve e berë vetë dhe në dimër me kremin e preshit dhe portokallit) rizoto me lëngun e zarzavareve, pulës së fshatit dhe peshkut dhe antipastat.
Pjatat kryesore trajtojnë më të mirën e tregut, kryesisht atij të zonës ku në ndodhemi. Mishi i viçit pas një maturimi të gjatë gatuhet në disa teknika: brasato, në furrë druri (sloë –cooking) ose grilë. Shpendët kryesisht zogu i rritur në ambient të hapur jashtë si rosa, lepuri, keci , qengji etj
Nuk mungon dhe fantazia e detit, fileto e kocit, levrekut, karkaleca, oktapod etj.
Për një final ideal ëmbëlsirat e gatuar plot pasion.