The Chef

About

The Chef

Gëzim Musliaka ka lindur më 1962 në Tiranë.
Edukimi i mesëm dhe universitar ishin politeknik. Diplomohet si Inxhinier Mekanik Teknolog në 1987. Krahas ushtrimit të profesionit ushtron pasionin e femijërisë, pikturën. Marrëdhënia e drejtpërdrejtë me modelin, përsosja e teknikës dhe kërkimi i fenomenit në frymën realiste do të kulmonin në dy ekspozita vetjake: 2005 në Qendrën Ndërkombetare të Kulturës dhe në 2007 në Galerinë Kombëtarë të Arteve.
Lexues i kujdesshëm, piktor realist, kureshtar, muzikë dhe sport dashes, tipare këto të një eksploruesi i vendeve më të bukura të Shqipërisë, mandej në Evropë, Azi e më tej. Interesit ndaj bukurive të natyrës, arkitekturës, muzikës, arteve pamore do t’i bashkangjitet natyrshëm kulinaria. Në fakt është konstitucioni gjenetik që e thërret, prirja natyrore gastronomike.
Në reflektimet rreth gjuhës dhe komunikimit artistik dallon një tipar shumë të rëndësishëm një ambient i ngrohtë që afron ushqim në një atmosferë që rrezaton kulturë, të bën të njohësh dimensione të reja të shpirtit.
Në 2006 ndodh një ndryshim shumë i rëndësishëm i jetës së Gëzimit, idesë së tij rreth pushtetit dhe kulturës së shërbimit i erdhi koha e trupëzimit. Braktis zyrën, punën, qytetin me ritualet që përsëriten dhe vendoset në fshat vetëm 14 km nga Tirana, në zonën kodrinore më panoramike, në luginën e lumit Erzen, me tokë pjellore, dhe traditë të gjerë në kultivimin bujqësor e blegtoral.
Edukimin gastronomik ja detyron Gualtiero Marchesit, në Colorno tek ALMA, Academia në Milano, dhe kolanës së librave të mrekullueshëm Gastro-artistiko –narrative. Njohja me filozofinë dhe praktikën e shumë figurave të spikatura botërore bën që Gëzimi të shpreh lirshëm idetë e veta dhe të krijoj një stil individual të mbështetur në produktet rajonale dhe sezonale, të zgjedh teknikat e duhura dhe të mbeshtetet fort në trashëgiminë gastronomike familjare, të zonës dhe të Shqipërisë.
2012 fillon te funksionojë “Gourmet Restaurant Marchesi” titullohet kështu në nderim të figurës së mjeshtrit të madh italian dhe botëror. Restoranti u bë vendi i dashur i elitës shqiptare, njerëzve të artit, muzikës, biznesit, trupës diplomatike dhe politikës.
Shef Gëzimi komunikon me klientët dhe është i pranishëm në hapsirat televizive në kanalet shqiptare.
2014 -2015 Gëzimi bëhet pjesë e formatit televiziv shumë të ndjekur dhe të dashur “Masterchef Albania” në Top Channnel si pjesë e jurisë për dy edicione .
2015 Në Ministrinë e Bujqësise me pjesëmarrjen e Presidentit të fondacionit Sloë Food për biodiversitetin z.Piero Sardo, është në grupin themelues të aleancës se shefave të “Sloë Food Albania” një zhvillim shumë i rëndësishëm dhe vazhdon të jetë aktiv duke promovuar dijet, produktet dhe recetatat që rezikojnë të zhduken.
2016 Terra Madre Balcans, aktivitet i organizuar nga Sloë food internacional ku Shef Gëzimi demostroi një recetë tradicionale, në historinë dhe trasformimin e saj.
21.06.2015 i ftuar nderi nga Ambasada Franceze në Tiranë për celebrimin e ditës së kuzhinës Franceze në botë, edicioni i parë në hotel Sheraton- Tirana.
21 Mars 2016 “Gourmet Restaurant Marchesi” përzgjidhet nga ambasada franceze në Tirane për celebrimin e ditës së kuzhinës franceze në botë (edicioni i dytë) duke mirëpritur chef Parochre Stephan nga Franca.
21 mars 2017 I ftuar nderi në “dita e kuzhinës Franceze në botë (edicioni i tretë) hotel Rogner.
2017 Chef Gezimi përfaqson Aleancën e shefave të “Sloë food Albania” në takimin ndërkombëtar të Delice në Lozanë, Zvicer.
2017 Shef Gëzimi mirëpret në restorantin e tij ekipin e shefave të aleancës së Sloë-Food Maqedonia dhe shume misionarë dhe përfaqësues të pranishëm në Shqipëri në programe zhvillimi rural.
22.11.2017 I ftuar nderi në celebrimin e javës së kuzhinës Italiane në botë, organizuar nga Ambasada e Italisë në Tiranë.
2016-2017 Shef Gëzimi prezanton në TV (TopCannel) recetat tradicionale të dy produkteve shumë të rëndësishëm në zhdukje “Pekmezin dhe Nardenin” dhe ja propozon zyrtarisht Aleancës së shefave të “sloë food” për vendosjen në Arkën e Shijes dhe të presigjit.
2015-2017 Gourmet Restaurant Marchesi bëhet vendi më sinjifikativ i kuzhinës së mirë Shqiptare për vizitorët e huaj nga Gjermania, Austria, Amerika, Kanadaja, Norvegjia, Finlanda, Italia etj. Agjensitë më serioze turistike kanë përfshirë në guidën e udhëtimeve nëpër Shqipëri, Gourmet Restaurant “Marchesi” si oaz natyror i ushqimit dhe verërave të mira.


Notice: Undefined offset: 0 in /home/marchesi1/public_html/wp-content/plugins/cardoza-facebook-like-box/cardoza_facebook_like_box.php on line 924