Phylosophy

The

Philosophy

Natyrisht për të pasur një filozofi të qartë për të ushqyerin dhe transformimin e produktit duhet kohë. Fillesat janë në traditën familiare dhe atë kombëtare, edukim didaktik profesional, studimin e figurave frymëzuese, udhëtime dhe reflektime. Është një akumulim i gjatë por në fund ajo që është më e rendësishmja është konstitucioni i lindur, prirja gjenetike. Të gjitha keto shërbejnë për të krijuar një kuzhinë me identitet, të mirë, të shijshme që shërbehet në një ambient që rrezaton kulturë e kësisoj të lë përshtypje që kthehen në kujtime. Është një ekuiliber i ri i tradicionales dhe kreatives që identifikon në çdo detaj të gërshetuar mjeshtërisht nga autori.
Ne opinionon e tij produkti duhet të ketë një strukturë fillestare (pa u gatuar) që të ndërveproje fiziologjikisht me organizmin, gatimi si transformim që kalon nga gjendja shpirtërore, vendos ekuilibra të reja mes të ushqyerit si proces jetësor dhe kënaqësisë.


Notice: Undefined offset: 0 in /home/marchesi1/public_html/wp-content/plugins/cardoza-facebook-like-box/cardoza_facebook_like_box.php on line 924